Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 20:58

 (E plotësuar) – Ka shkuar në 11 numri i të lënduarve në aksidentin e ndodhur pak më parë “Te Rrethi” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se verifikimi i fundit që ka marrë Policia nga Emergjenca rezulton me 11 të lënduar, e njëri prej tyre vazhdon të jetë në gjendje kritike.

________________________________________

6 të lënduar në aksidentin “Te Rrethi”

6 të lënduar njëri prej të cilëve është shumë rëndë, ka qenë epilogu i një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:00 “Te Rrethi” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar për koha.net se në aksident janë përfshirë dy vetura afër një stacioni të autobusëve.

“Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike”, ka thënë zëdhënësja në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka mohuar raportimet e disa medieve se në aksident ka edhe të vdekur.