Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 10:23

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona shqiptarë të Kosovës, nga komune Gjakovës, nën dyshimin për privim të kundërligjshme të lirisë një personi tjetër.

Sipas policisë të dyshuarit  kishin rrëmbyer rrahur dhe kanosur një person tjetër po ashtu shqiptar nga Gjakova, transmeton lajmi.net.

Policia bënë të ditur se  viktima kishte arritur që tu ikte të dyshuarve.

Të arrestuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.