Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 12:36

Pesë shtetas nga Kosova u ndaluan nga autoritetet bullgare, pasi dyshohen për terrorizëm. Ndalimi i të rinjve u bë në pikën kufitare të Gyushevos, që lidh Bullgarinë me Maqedoninë.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, të rinjtë e moshës 20 deri në 25-vjeç, janë arrestuar në orët e para të së enjtes.

Autoritetet kanë konfirmuar se kanë ndaluar pesë shtetas të huaj, por kanë refuzuar që të japin më shumë detaje.

Në telefonat e të ndaluarve janë gjetur materiale propagandistike të ekstremistëve të ISIS, por ka pasur edhe foto të njerëzve me koka të prera.

Agjencia për Sigurinë Kombëtare (DANS) është duke e hetuar rastin nën mbikëqyrjen e zyrës prokurorit rajonal të Kyustendilit.

Sipas disa raportimeve, të ndaluarit kanë tentuar t’i japin ryshfet njërit prej policëve në pikën kufitare, duke ngjallur dyshime tek autoritetet bullgare, të cilët i kanë arrestuar menjëherë. /shekulli/