Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 22:33

Ministrja e brendshme e Sllovenisë, Vesna Györkös Žnidar i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit që opozita e inicoi kundër saj.

Qeveria me votat e saj në Kuvend ka vendosur që ajo duhet të vazhdojë të bëjë punën e saj, raporton KTV.

Shkak për kërkesën për largim ishte bërë ndalimi në qershor i Ramush Haradinajt në Lubjanë.

Por, në interpelancën në Parlament, Györkös Žnidar ka thënë se arrestimi i Haradinajt ka qenë legjitim dhe është bërë bazuar në rregullat e shtetit të Sllovenisë.