Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 08:08

Shpesh në QKUK nuk ka penj, e as dorëza për operacione. Mungojnë shumica e barnave, përfshirë edhe ato për pacientët me kancer. Shumë aparatura janë jashtë funksionit.

Megjithatë, në shumicën e klinikave ka apartamente “luksoze” për pacientë VIP, shkruan sot Koha Ditore. Dy të tilla janë në Klinikën e Otorinolaringologjisë.

Në atë të katit të parë qëndron zakonisht Sylejman Selimi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në apartamentin e katit të dytë Isni Thaçi, truprojë e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi. Kushtet në to dallojnë prej dhomave të zakonshme.

“Koha Ditore” ka vëzhguar lëvizjet e të burgosurve që shumicën e kohës qëndrojnë jashtë burgut.