Lajme Shqip Sunday, 30 August 2015 12:12

Përplasjet e fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Alib Kurtit, analistët politik i kanë vlerësuar të tepruara, sidomos të Kurtit, duke i quajtur fyese dhe të pamatura politikisht, dhe se nuk i ngjajnë një fjalori të politikanit.

Ndërkohë që argumentet e Albin Kurtit për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit, sipas analistëve është se kur një politikan i një partie politike nuk e njeh flamurin e Republikës së Kosovës kur nuk njeh himnin, Kushtetutën e saj, siç bënë Lëvizja Vetëvendosje, është dyfytyrësi politike, prandaj, sipas tyre deklarata e tij publike për luftë mund të quhet si nxitje lufte dhe mund të përdorët dhe nga serbët se ‘shqiptarët nuk i dëshirojnë të drejtat tona’.

Analisti politik, Blerim Burjani, ka deklaruar se deklarimet e Albinit janë frustruese, dhe të pa matura politikisht.

“Unë personalisht mbaj rezerva rreth kësaj teme të Asociacionit, sepse hap rrugën për tema tjera të mëvonshme dhe mund të trajtohet si temë e mëvonshme si një entitet tjetër juridik. Unë kam thënë se ky Asociacion ka vetëm kompetenca koordinuese dhe mbikëqyrëse, por jo tjera”, ka thënë Burjani për Kosova Info.

Ai mendon se është tepruar me deklarata nga Albini, sepse s’ka dhe nuk do të ketë në këtë format asnjë luftë në regjion në prani të mëdha të forcave të NATO-s në regjion, apo në këtë prani qe sot është.

Ndërkaq, Ardian Megjani, po ashtu analist politik, ka veçuar se këndvështrimi i z. Kurti zakonisht është më radikal, nuk di a varet nga pasiguria e tij, mosbesimi që ne kemi gjeneratë të pjekur politike dhe që në të ardhmen ne nuk do të jemi të zot të ndërtojmë shtetin dhe ky shtet duhet të ndërtohet nga z. Kurti nëse dëshiron të mbijetoj si shtet!

“Ajo se çfarë më befason është se nuk ka deklaratë të tij që nuk përmendet rrëzimi i qeverisë, pra synimi për krijimin e destabilitetit politik dhe ndoshta vëlla vrasje në Kosovë, sepse të ftosh për rrëzim të qeverisë fton për diçka të tillë dhe kjo më së shumti e dëmton vendin dhe Republikën tonë. Tjetra, nuk mbrohet Republika, kur nuk njeh flamurin, himnin, Kushtetutën e saj. Kjo është dyfytyrësi politik. Pastaj deklarata e tij publike për luftë mund të quhet si nxitje lufte dhe mund të përdorët dhe nga serbët se ‘shqiptarët nuk i dëshirojnë të drejtat tona’”, ka thënë për Kosova Info Megjani.

Kurse, sa i përket Asociacionit, ai ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe është më pak i rrezikshëm, sepse po të kishim vetëm komunat veriore atëherë rreziku do të ishte 90 % më i madh për varje direkt nga Serbia, por brenda Asociacionit kemi dhe komuna tjera që nuk kufizohen me Serbinë dhe që janë lehtësisht të menaxhueshme.

Ai ka shtuar se ky asociacion mund të kontrollohet nga Qeveria e Kosovës, pra mund të ketë kontroll mbi veriun sidomos.

“Normalisht është sfidë, por nuk është i një niveli të tillë politik sikurse Republika Serbska siç prolongon subjekti i VV –së, sepse Kosova mbetet shtet i thjesht me një qeveri. Më shumë i druaj në aspektin ekonomik, sepse i krijon kushte të ketë ndihmë ekonomike ky asociacion nga të gjitha vendet me të cilat vendosin ta ndihmojnë. Kjo zgjidhje megjithatë, nuk është duhura, por e pashmangshmja, pasi që ishte dhe kërkesë nga miqtë ndërkombëtarë pa të cilët Kosova nuk mund të rrugëtoj dhe të cilët Kosovën nuk do ta shpinin ne ”qorr sokake’” ka thënë ai’.

Ndërsa, sa i përket deklaratave fyese dhe denigruese të shkëmbyera mes Kryeministrit Mustafa – Kurti, nuk i ngjajnë një fjalori të politikanit.

“Mendoj që deklaratat e tilla që cenojnë mendimin kritik dhe fyejnë bindjet e njëri tjetrit nuk i ngjajnë kulturës politike, përndryshe krijojnë politikë pa kulturë! Do të doja që këta të dy të bëjnë gara secili me program, ide dhe vizion dhe jo me fyerje e krahasime banal. Kurse të mos harrojmë që zoti Mustafa para se të behet kryeministër pati premtuar qe kur të bëhet kryeministër çdo propozim për marrëveshje me Serbinë do ta vendos në referendum”, ka theksuar Megjani.

Në anën tjetër, për analistin tjetër politik, Islam Krasniqi, mendon se Kurti ka pas plotësisht të drejtë për Kryeministrin e Kosovës lidhur me Asociacionin, sepse duke e njohur politikën e Serbisë dhe ecurinë si ka ndodhur ne Bosnje ndarja e shtetit, e njëjta dramë apo projekt po përcillet edhe tek ne na Republikën e Kosovës.

“Çështja aktuale duhet të na brengos të gjithëve, jo vetëm themeluesin e LVV, sepse komunat serbe me zajednicën vetëm u shkëputën nga Kosova dhe mund ta bllokojnë çdo proces që shkon në favor të Shtetit tonë. Mund t’i shikojmë proceset e mëhershme pas shpalljes së pavarësisë ku sa problemet na ka krijuar pako e Marti Ahtisarit, ku serbët me të drejtën e vetos dhe mungesë të numrit kanë bllokuar shumë procese.

Ai ka shtuar se me këtë marrëveshje, do te ngecet vendi ynë mbrapa për vite të tera.

Përndryshe, me 25 gusht në Bruksel, Kosova ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e tyre edhe krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, ku kjo e fundit ka ngjallë shumë reagime nga partitë opozitare dhe shoqëria civile.

Disa njerëz këtë fenomen e kanë parë si shenja e fundit të botës.

Ja vlen të qëndroni zgjuar natën e 28 shtatorit, derisa dy fenomene interesante pritet të ndodhin me hënën. Kështu, ndoshta mund t’i merrni leje shefit tuaj për pushim atë ditë.

Në orët e hershme të mëngjesit të 28 shtatorit, që i bie e diel mbrëma/mëngjes i së hënës, do të jetë nata më e ndritshme dhe më e errët në të njëjtën kohë.

Fenomenet që pritet të ndodhin quhen Superhëna dhe Hëna e Kuqe. Në orën dy të mëngjesit, hëna do të jetë më afër tokës se zakonisht dhe do të duket krejtësisht e bardhë. Në orën tre, hëna do të eklipsohet gjersa toka do të gjendet mes saj dhe diellit, gjë që do ta bëjë hënën ngjyrë krejt të kuqërremtë, transmeton Koha.net. Hëna normale do të mund të shihet vetëm në orën 4:30 të mëngjesit.

Por… në Librin e Zbulesës kjo ngjarje parashikon fundin e botës. Në librin e Joelit, ai paralajmëron që “dielli do të bëhet i errët dhe hëna e kuqërremtë para ditës së madhe dhe të tmerrshme të Zotit”.

Ndoshta s’do të keni nevojë t’i jepni fare llogari shefit tuaj.