Lajme Shqip Friday, 24 July 2015 22:25

Pak kohë para mbërritjes në Prishtinë, ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Greg Delawie e ka bërë betimin e tij, raporton koha.net.

Në një ceremoni të veçantë në Deprtamentin e Shtetit, Delawie e ka bërë betimin për shërbimin e tij në Kosovë dhe ka marrë letrat kredenciale të cilat do t’ia dorëzojë Jahjagës.

Pasuesi i Jacbosonit pritet të nisë punën në Prishtinë muajin e ardhshëm.