Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 11:20

Sot në mëngjes rreth orës 9:00, një veturë me targa të Shqipërisë është rrokullisur në autostradën “Ibrahim Rugova” konkretisht në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë “rtklive.com” se vetura ka goditur barrierat e autostradës dhe është rrokullisur disa metra.

Në veturë kanë qenë dy shtetas të Shqipërisë.

Sipas, dëshmitarit auto-ambulanca është vonuar mbi 40 minuta.

Të aksidentuarit janë dërguar në QKUK- për tretman të mëtutjeshëm.