Lajme Shqip Tuesday, 22 September 2015 08:09

Agjencia Kosovare e Privatizimit është ulur me një tavolinë me uzurpatorët e pronave shoqërore. Ka lidhur marrëveshje për lëshimin e aseteve me qira me personat që i kanë shfrytëzuar pronat shoqërore për përfitime personale në dëm të punëtorëve të ish-ndërmarrjeve shoqërore.

Agjencia, duke u bazuar në vendime e udhëzime me bazë të dyshimtë ligjore, ka nënshkruar qindra kontrata me uzurpatorët e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore. Lidhja e kontratave është bërë në mënyrë të kundërligjshme, pasi për to nuk ka pasur tender publik, siç kërkon Ligji i AKP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të gjitha këto veprime janë bërë nga personat që nuk kanë kompetencë për të lëshuar pronat shoqërore me qira. Kjo kompetencë i takon ekskluzivisht Bordit të AKP-së, i cili është jofunksional që nga gushti i vitit 2014.