Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 10:23

Kryetari i i Podujevës dhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu i ka vlerësuar si fëmijërore veprimet e opozitës.

Kështu së paku ka thënë gjatë një prononcimi për emisionin Zyra e Ankesave në RTV Dukagjini i pari i Komunës s Podujevës.

Sipas tij, nuk ka mundësi që të bllokohet puna e Kuvendit të Kosovës. “Haradinaj ka rrëshqitur”, ka thënë ndër të tjerash Veliu, kur është pyetur për mesazhet e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.