Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 11:54

Gazetari i Koha Vizion Adriatik Kelmendi dhe analisti Ilir Ibrahimi, mbrapa asaj që shohim, bëjnë edhe një punë të dytë që ju sjellë përfitime gjigante. Përdorin fuqinë e tyre publike, përmes Koha Vizion dhe Koha Ditore, për të marrë kontratat nga kompanitë më të fuqishme në Kosovë.

Jemi mësuar ta shofim Adriatik Kelmendin duke udhëhequr emisione në Koha Vizion, duke botuar shkrime në Koha Ditore apo duke nxjerrë emrin e tij si përgjegjës për redakturë. Por të gjitha këto janë vetëm asete apo urë për të arritur një qëllime të tjera financiare.

Adriatik Kelmendi dhe analisti Iliri Ibrahimi, i cili shpeshherë ftohej në emisionin  Adriatikut, duke përdorur pozitat e tyre në media, kanë arritur të marrin superkontrata për PR-  Marketing nga kompanitë më të fuqishme të tregut të Kosovës.

E fundit që kanë marrë këta dy persona me kompaninë e tyre ProCon Group, është kompania që bën distribucionin e energjisë elektrike në Kosovë,- KEDS.

Vetëm disa javë më përpara, Adriatiku dhe Iliri, mbushën aeroplanin me gazetarë të Kosovës, duke i cuar ata në vendet më luksoze në Turqi. E gjithë kjo, për ti ofruar gazetarët afër vetes dhe më pas ti shfrytëzuar për mbrojtjen kompanive që ata i’u marrin mijëra euro në muaj.

Infuencimi nga Adriatiku dhe Iliri i Koha Grup, është duke u bërë edhe për Pro Credit Bank dhe shumë kompani të tjera.

Procredit Banka paguan mijëra euro ndërsa këta dy i japin analistëve të ndryshëm në formë të honorarave për të shkruar shkrime dhe për të mbrojtur këtë bankë nga skandalet.

Keni parë ndonjë shkrim në Koha Ditore apo Koha Vizion për dëbimin e qindra punëtorëve të Procredit bank nga puna?

Media jonë do të vazhdojë të raportojë ditëve të vijim edhe për ndikimin e Adriatikut dhe Ilirit në kompanitë e tjera të fuqishme, veçmas në rrafshin e Dukagjinit.