Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 08:00

Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, thotë se më shumë se sa RTK-ja që është e Kosovës, të Kosovës dhe të qytetarëve të saj janë ato 10 milionë eurot që shteti shpenzon për këtë institucion.

“Përderisa lexoni këtë rresht, plot 5 euro nga taksat tuaja do të përfundojnē në RTK. Lexojeni edhe një herë. U bënë 10.

Vazhduat s’vazhduat së lexuari ju, deri në fund të ditës do të bëhen 27 mijë. Po. Plot 27 mijë euro në ditë i japim për televizionin publik nga buxheti publik; çdo ditë – për ditë. 10 milionë në vit.

Dhe ende ka zëra që mendojnë se duhet vazhduar një financimi i tillë. Për interes të Kosovës na thonë; është e Kosovës na thonë. A jeni mirë kështu?! Të Kosovës, qoftë për qofshin, janë ato 10 milionë euro – të dhëna për çdo vjet – që mund të shpërndahen shumë herë më mirë; në zhvillim, punë e mirëqenie”, ka shkruar ai në Facebook.