Lajme Shqip Saturday, 29 August 2015 21:55

Përkundër konstruktivitetit të palës kosovare në raport më dialogun më palën serbe dhe kryerjen e obligimeve ndërkombëtare, shteti Kosovës nuk po arrin të përfitojë në proceset integruese. Ndonëse zyrtarët më të lartë evropian janë zotuar së MSA do të nënshkruhet në verë të këtij viti, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, thotë se vet Bashkimi Evropian ka përcaktuar qe brenda verës Kosova të nënshkruaj MSA-në më Bashkimin Evropian. Prandaj, shton se Qeveria e Kosovës do të insistojë qe ky afat të respektohet.

Megjithatë, Ilazi është i vetëdijshëm se zgjedhjet në Spanjë mund ta prolongojnë procesin.

Ilzai ka folur edhe për liberalizimin e vizave. Kosova, sipas tij, në aspektin teknik në mase të madhe ka përmbushur të gjitha kushtet nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.