Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 14:10

Deklarimi i tri subjekteve opozitare Lëvizjes Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën gjatë javës që po lëmë pas, se do të vepronin si opozitën e bashkuar për të kundërshtuar Qeverinë Mustafa-Thaçi, nuk ka shpresë se do të përfundojë më mirë se Marrëveshja e 10 qershorit e vitit të kaluar në mes të LDK, Vetëvendosjes, AAK dhe Nisma për tu bashkuar si një grup i vetëm politik me qëllimin për të qeverisur vendin.

Kjo marrëveshje dështoi në dhjetor të vitit 2014, pasi që Isa Mustafa vendosi të bashkohet me Partinë Demokratike të Kosovës për të qeverisur me vendin.

Nga VLAN në VAN. Opozita, sipas shoqërisë civile në vend, duket se nuk po gjen rrugën e duhur e mekanizmat e duhur për të kundërshtuar qeverisjen me vendin.

Edhe pse opozita është bashkuar, sipas Fidan Kalasë nga Lëvizja FOL, ajo dhe nuk po arrin të kuptojë atë që sipas tij është skenar i zëvendëskryeministrit Hashim Thaci, e të cilit po i bindet verbërisht kryeministri Isa Mustafa.

Sipas Kalasë, fitues, por “i pamoralshëm” i situatës politike në vend është Thaçi.

“Situatën aktuale në Kosovë duhet me shpjegu prej dy aspekteve: Aspekti i parë mundet me tingëllu konspirativ dhe justifikuese, mirëpo është mirë që e gjithë shoqëria e përfshirë edhe strukturat më të larta të shoqërisë të diskutojnë. Kjo ka të bëjë me një skenar të shkruar nga zotëri Hashim Thaçi, që ë shtë kryetar i PDK-së dhe i cili skenar po i zbatohet verbërisht nga ana e kryeministrit, të ashtuquajtur, Isa Mustafa. Po këtë skenar nuk e kanë kuptuar partitë politike. Pra fitues i pamoralshëm dhe në dëm të Kosovës është zotëri Thaçi”, tha Kalaja.

Sipas tij, marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel derivojnë nga ato të mëparshme e të nënshkruara nga Thaçi, prandaj shoqëria kosovare sipas tij po amniston dhe po justifikon Thaçi, duke bartur tërë fajin tek Mustafa.

Kalaja po ashtu vlerëson se opozita me qasjen që ka, nuk është e bashkuar dhe nuk mund të jetë e tillë derisa ka interesa individuale brenda saj.

“Opozita nuk e ka shumë kundërshtimin ndaj qeverisë e sid omos ndaj zotëri Thaci që është faktori, problemi kryesor që kemi në Kosovë, dhe PDK e kemi problemin kryesor në Kosovës. Mirëpo opozita më shumë është duke garuar me vetvetën. Nëser shohim AAK tenton të merret me demarkacionin Kosovë -Malin e Zi jo, sepse ata besojnë që është bërë dëmë Kosovës, mirëpo sepse ata po dojnë t’i bëjnë konkurrencë Vetëvendosjes në opozitë. Ky është gabimi taktik që është duke bërë opozita. Opozita nuk është e bashkuar dhe nuk do të jetë e bashkuar përderisa ka interesa individuale”, tha Kalaja.

Për Fisnik Korenicën nga Grupi për Studime Juridike e Politike unifikimi i opozitës si një e vetme është i vështirë për të ndodhur, pasi ajo në legjislaturat e kaluara ka qenë e ndarë sa i përket çështjeve që tani janë bashkuar. Sipas tij, një ndryshim i skajshëm i kursit nuk mund të jetë aq i madh sa po pretendohet.

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja arsye, që sipas Korenicës ndan opozitën, pasi që mekanizmat që ajo përdor nuk janë të pranueshme njësoj për të gjitha subjektet politike që përbëjnë opozitën në Kosovë.

“Në kuptimin e idesë për ta kundërshtuar qeverinë opozita është e bashkuar por në kuptimin e mjeteve për ta ushtruar këtë kundërshtim ndaj qeverisë mendoj që opozita nuk është e bashkuar dhe këtu ka një arsye shumë të thjeshtë. Lëvizja Vetëvendosje shumë pak bën zgjedhje të mjeteve kur vjen puna te kundërshtimi i Qeverisë, pra është e gatshme të shfrytëzoj çdo mjetë për ta kundërshtuar Qeverinë. Një pozicion të tillë përballë mjeteve kundërshtuese nuk e kanë dy partitë e tjera, AAK dhe Nisma”, tha Korenica.

Se opozita nuk mund të jetë një zë i vetëm e thotë edhe Albert Krasniqi nga KDI, sipas të cilit kundërshtimet lidhur me mekanizmat që po përdoren për të kundërshtuar Marrëveshjet e Brukselit dhe vet Qeverinë nuk po gjejnë mbështetje brenda vetë subjekteve politike.

“Natyrisht këto përcarjet ose mospajtimet individuale brenda bllokut opozitarë në vend mund të jetë më shumë për shkak të mekanizmave që zgjedhin për t’i kundërshtuar të gjitha ato cështje që ata i konsiderojnë si të dëmshme për vendin. Po vërehet një dominim i Lëvizjes Vetëvendosje bnë raport me dy partitë tjera opozitare, dhe pakënaqësi tani ka edhe brenda vet grupit Parlamentar brenda Vetëvendosjes. Këto mjete që po zgjedhen nga Lëvizja Vetëve ndosje nuk janë shumë të pranueshme për partitë e tjera opozitare por edhe për vet anëtarët e Vetëvendosjes”, tha Krasniqi.

Ilir Deda ishte njëri nga deputetët e Vetëvendosje që disa herë pati kundërshtuar publikisht veprimet e subjektit të tij Vetëvendosjes në raport me mekanizmat që ajo ka përdorur për të kundërshtuar qeverinë Mustafa./kp/