Lajme Shqip Saturday, 14 July 2012 13:00

Tiranë – Dy ambasadorë të akredituar në vendin tonë shprehen se shpresojnë që sic u arrit konsensusi për Reformën Zgjedhore, kjo të bëhet realitet dhe për heqjen e imunitetit.

Ambasadorja gjermane Holtkemper dhe ai amerikan Arvizu në një prononcim për mediat përshëndetën arritjen e konsensusit për Reformën Zgjedhore. Por, sic thanë ata, ‘ka dhe reforma të tjera për tu arritur’. Ambasadorja e Gjermanisë Holtkemper theksoi nga Dardha ku ndodhej për një vizitë se ‘jemi të kënaqur që Kodi Elektoral u reformua. Por janë ende disa rekomandime të BE-së për t’u plotësuar. Duhet të luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin. Nëse do të ndodhte heqja e imuniteti, kjo do të ishte arritje e madhe. Të shpresojmë që më 6 gusht të hiqet imuniteti”.

Ndërsa ambasadori Arvizu nga Gjirokastra ku ndodhet prej pak ditësh theksoi se ‘Arritja e konsensusit me rëndësi të vecantë në Reformën Zgjedhore ka qenë cështja e KQZ. I nevojshëm mekanizmi i ri për t’u dhënë besim njerëzve’. Por sipas Arvizu, cështje ende e pazgjidhur mbetet imuniteti i politikanëve dhe zyrtarëve të lartë.
“Presim të miratohet më 6 gusht heqja e imunitetit. Kjo është një pikë kritike dhe e rëndësishme, sepse në këtë vend abuzohet me imunitetin”.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që në 6 Gusht të mblidhet Parlamenti që të votohet drafti i mazhorancës që parashikon heqjen e imunitetit. Kjo cështje është kundërshtuar nga opozita sepse sipas PS, qeveria ka hartuar një draft që i bën presion opozitës, por nuk preket në asnjë qeveritar. (LajmeShqip.com)