Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 14:18

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek ka thënë se, vezët nuk duhet të jenë pjesë e debatit në Kuvendin e Kosovës. Sipas saj, Kuvendi i Kosovës është vend ku duhet të bëhet debat e jo të përdoren vezët për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre.

Këto komente Lunacek i ka bërë në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë të mbajtur vetëm disa minuta pasi që Lunacek i ka takuar të gjithë liderët e pozitës dhe opozitës që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se pavarësisht asaj që ka ngjarë të martën Kuvendin ku partitë opozitare kanë hedhur vezë në kryeministrin Mustafa në takimin që ajo e ka mbajtur sot, ajo ka thënë se i ka takuar të gjithë se bashku.

Ajo ka thënë se ua ka bërë me dije, se Kosova është drejt liberalizimit të vizave por sipas saj ende duhet të përmbushen disa kushte siç është luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar dhe të ndalohet migrimi i kosovarëve.

Lunacek ka arritur mbrëmë nga Beogradi, ndërsa paraditen e sotëm ka realizuar disa takime me përfaqësuesit e institucioneve vendore. /Zëri/