Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 15:45

 

Eventi i ardhshëm i gjigantit Apple do mbahet më 9 shtator në Bill Graham Civic Auditorium të San Franciscos.

Derisa ftesat aktuale nuk ofrojnë ndonjë detaje se çfarë është duke u zbuluar, Apple kërkon nga ju të pyesni asistentin digjital Siri dhe në rast se i shtroni pyetje atëherë ajo i tregon që diçka do të ndodhë më 9 shtator, shkruan arbresh.info.

Shumica e njerëzve tani janë duke menduar se për sa kohë ka qenë në dispozicion kjo përgjigje, gjë që i ka bërë të parashtrojnë më shumë pyetje shërbimit nga Apple.

Në këtë ngjarje pritet që Apple të prezantojë iPhone 6S, iPhone 6S Plus, OS X EL Capitan, iOS 9 dhe watchOS 2.