Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 10:53

Udhëheqësit më të lartë të organizatës më prestigjioze në botë, kanë thirrur për sot konference për shtyp. Mediat e rëndësishme botërore besojnë që në Mars është zbuluar ujë

 NASA po vazhdon me sjelljen e detajeve rreth zbulimeve që thuhet se ka bërë në planet MARS. Thuhet se ajo do sjell detaje rreth konstatimit të madh shkencor nga eksplorimet e vazhdueshme që po bën në mars. Thuhet se shkencëtaret atje, kanë zbuluar ujë.

Sot në selinë e NASA’s në James Webb Auditorium do të tregojë se ekipi i tij ka zbuluar ujë në mars. Të paktën kështu spekulohet nëpër mediat e huaja, të cilat ka ditë që i kanë kushtuar rëndësi të veçantë kësaj konference që është thirrur nga NASA.