Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 08:45

Që rrjetet sociale janë profitabile e dëshmon më së miri Danielle Bernstein nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila ka një faqe mode në Instragram të quajtur ‘WEWOREWHAT’ (CFARËVESHËMNE) e cila ka mbi një milion përcjellës.

Amerikanja ka folur publikisht se si Instagrami është kthyer në një industri në të cilën ajo si 22 vjeçare ka fituar shumë para.

Për një foto që publikon, ajo kërkon nga klientët nga 5 mijë deri në 15 mijë dollarë, çmim ky që mund të rritet sa herë që rritet numri i përcjellësve të saj në rrjetin social të dedikuar vetëm për video-fotografi.

Bernstein ka thënë se e urren të flasë për para, por që si 22 vjeçare pasuria e saj kalon numrat 6 shifrorë.

“Kursej, investoj sepse nuk e kisha paramenduar kurrë të fitoj kaq shumë para në këtë moshë”, ka thënë Bernstein, transmeton Koha.net.

Ajo ka postuar fotografi të kompanive të mëdha si ‘Lancome’ dhe ‘Virgin Hotels’. Mediat shkruajnë se si vajza të tjera që kanë deri në 25 milionë përcjellës sikurse Kendall Jenner fitojnë nga 20 mijë deri në 100 mijë dollarë për vetëm një fotografi.

Duke u nisur nga kjo, themeluesi i Instragram-it ka qenë i ftuar në javën e modës në Paris ku është takuar me personalitete e udhëheqës të markave më të mëdha të modës sikurse ‘Luis Viton’ e të ngjashme.