Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 13:45

Një çift amerikan që ishin zhvendosur në një shtëpi të re dy vjet më parë, tek tani e kanë pritur një befasi. Kur vendosën të rinovojnë kuzhinën, ata gjetën një kasafortë në dysheme, ku në të gjendeshin plotë 52.000 dollarë, një libër dhe Burbon (alkool) i vitit 1960.

Eddie dhe Angie nga Phoenix, Arizona, kishin blerë shtëpinë dy vjet më parë, e cila para tyre kishte pasur gjashtë pronarë. Ata shumë shpejt u ambientuan në të, por kur vendosën ta rinovojnë kuzhinën, e kuptuan se po i pret një befasi e madhe, transmeton lajmi.net.

“Gjykuar nga vjetërsia e kasafortës, sigurisht se i përkiste njërit nga pronarëve të parë të shtëpisë”, ka deklaruar Eddie.

Por pasi e kishin gjetur kasafortën, Angie i ishte kujtuar menjëherë se kur ishin zhvendosur në shtëpi kishte gjetur në dollap kombinimin e shifrave, për të cilat nuk e kishte idenë se për çfarë shërbejnë.

Dhe kur e hapën kasafortën, ata kishin arsye të madhe të gëzohen. Aty ishte një shishe me Burbon i vitit 1960, një libër i titulluar “A Guide for the Perplexed of Ernst” i autorit Ernst Hridrih Schumacher dhe 51.080 dollarë.