Lajme Shqip Monday, 28 September 2015 13:54

Njerëzit në gjithë botën mbrëmë kanë shikuar një nga ngjarjet më të rralla astronomike, në të cilën Hëna është shfaqur e skuqur.

I njohur edhe si “eklipsi i super-hënës”, ky fenomen ndodh kur orbita e Hënës është më së afërmi me tokën, që e bën hënën të duket më e madhe dhe më e ndritshme, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

Hëna e “përgjakshme” ka qenë më e dukshme në Amerikën Veriore, Jugore, Afrikën Perëndimore dhe Evropën Perëndimore.

Hera e fundit që ka ndodhur ky fenomen ka qenë viti 1982, kurse sipas astronomëve, do të ndodhë përsëri në vitin 2033.