Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 16:25

Mësuesja Caroline Berriman ka pranuar në gjykatë se kishte pasur marrëdhënie me njërin prej nxënësve të saj, shkruan “DailyMail”.

Një nxënës ishte joshur nga një mësuese në shkollë që ishte 15 vjet më e vjetër se ai, dhe ka pranuar haptazi se kishin pasur marrëdhënie seksuale mbi 50 herë dhe se ka mbetur shtatzënë me të, transmeton lajmi.net.

Djaloshi i cili në atë kohë kishte vetëm 15 vjet, ka deklaruar se gjatë dy muajve abuzim nga 30-vjeçarja Caroline Berriman nga Manqesteri, kishin bërë seks pa përdorur mjete kontraceptive gjë që e ka frikësuar tej mase djaloshin.

Berriman e cila u ka dhënë mësim 1600 nxënësve në shkollën Abraham Moss, ka arritur ti shmanget dënimit me burg, edhe pse e ka pranuar se kishte pasur marrëdhënie seksuale me një fëmijë.

Djaloshi i cili nuk është pajtuar me vendimin e gjykatës, ka deklaruar se lidhja e tyre kishte shkuar aq larg, sa që e bija 2-vjeçe e Berriman kishte filluar ta thërrasë “baba”.