Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 14:20

​Erges Liçi nga Shqipëria ka gjetur një mënyrë shumë interesante për ta takuar idolin e tij, Cristiano Roanldon.

Erges Liçi, një nga madrilenët më të flaktë Shqiptar kishte aranzhuar një dhomë në hotelin ku po qëndron skuadra e Portugalisë në mënyrë që të kishte më shumë mundësi për ta takuar Roanldon.

Në fakt, Ergesi ia arriti këtij qëllimi, duke bërë foto me lojtarin më të mirë në botë.

Pas kësaj, Ergesi ka thënë se Cristiano Roanldo dëshironte të bënte foto me tifozët, mirëpo ishte sigurimi ai që i pengonte ata të bëjnë një gjë të tillë derisa ia arriti qëllimit të tij. /Express