Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 16:23

https://www.youtube.com/watch?v=GkEm5nrMgzc

Fermeri i cili merret me rritjen e breshkave thotë se kurrë nuk ka parë një të tillë në jetën e tij.

Një fermer është shokuar kur një breshkë me dy koka lindi në fermën e tij – dhe thotë që është breshka e parë e tillë që ka parë ai ndonjëherë.

Krijesa e çuditshme u pa në një fermë në provincën Jiangxi të Kinës, thuhet sipas Jxnews.com. Fermeri u shokua kur zbuloi se në fermën e tij kishte lindur një breshkë me dy koka, transmeton lajmi.net.

Por, përkundër dukjes jonormale, breshka është në gjendje që të lëvizë lirshëm me dy koka dhe ka një shëndet të mirë. Fermeri thotë se ka rritur më shumë se 30 milionë breshka por thotë se kjo është hera e parë që sheh një të tillë me dy koka.