Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 13:03

Që nga kohët e lashta, minjtë dhe macet kanë qenë armiq të përbetuar. Shumicën e kohës, është kafsha e madhe që e futë nën putër të voglin.

Sidoqoftë, një pamje e regjistruar në New York, e tregon miun e vogël, duke shijuar një moment të rrallë.

Ai hidhet deri te xhami, prapa së cilës ndodhet një mace.

Ajo shikon në të dy anët e derës, por nuk ka mundësi ta arrijë miun.