Mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdelaziz Al Saud vendosi për të kaluar pushimet e tij në bregdetin francez në Valoris, i shoqëruar nga rreth 1.000 njerëz.
Por popullata lokale nuk është e kënaqur me vizitën e tij për shkak se ai mbylli tërë plazhin, transmeton TetovaSot.
Në internet është nisur një peticion kundër privatizimit të hapësirës publike, e cila në vetëm një javë ka mbledhur mbi 50.000 nënshkrime.
Pakënaqësia është edhe më e madhe, pasi në vilë dhe rreth saj janë kryer ndërtime pa leje për t’i lejuar mbretit qasje të drejtpërdrejtë nga vilë në plazh.
Mbreti i Arabisë Saudite do qëndrojë në Francë tre javë, e cila sipas vlerësimeve do të sjellë të mira profitabile ekonomisë lokale.
Autoritetet franceze nga ana e tyre kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e mbretit, duke përfshirë ndalesën në plazh, e cila është tani në dispozicion vetëm për mbretin.