Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 08:45

Në Munih të Gjermanisë, kanë filluar të shkojnë njerëz nga vende të ndryshme të botës, që të jenë pjesë të edicionit të 182-të të Octoberfest.

Për dy javë, pjesëmarrësit kanë mundësi të shëtisin, të shkojnë nëpër koncerte dhe paraqitje tjera artistike, të hanë dhe të pinë birra pa kufij.

Festivali me traditë bavariane, ka filluar kur Dieter Reiter e ka hapur barelin e parë të birrës dhe ju ka ofruar “njerëzve paqësor”.

Prej atëherë, për çdo vit është zhvilluar festivali, ku të gjithë janë të veshur me rrobe tradicionale, që quhen Tracht.

Meshkujt veshin lenderhosen, pantallona të shkurtër nga lëkura, me kolona dhe këmishë me kuti.

Veshja e femrave e quajtur dendrit, ka pësuar një ndryshim nga tradicionalja, sepse dekolteja tash është shumë e hapur.

Këto veshje femrash, shoqërohen me korse shumëngjyrëshe dhe funde me përparëse.

Megjithëse Octoberfesti ka filluar 205 vjet më parë, ky është edicioni i 182-të, sepse pjesërisht është ndërprerë në mes të dy luftërave botërore, dy shpërthime kolerash, invazionit të Napoleon Bonapartës në Bavari dhe një hiperinflamacioni në vitin 1920.