Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 19:44

Majmuni Pakun dhe buldogu James kamë një miqësi të ngushtë dhe të pazakonshme. Ata çdo gjë e bëjnë bashkë, ndërsa aventurat e tyre jo rrallë janë interesante.

Pakun ishte i vendosur të kapërcente lumin duke ecur mbi pllakat e gurta, ndërsa e ndjek me hap miku James, transmeton Koha.net.

Majmuni me shumë kujdes kapërcen lumin, pasi e ka matur mirë se çfarë sfidash e presin dhe pastaj ka marrë rrugën i përcjellë nga qeni.

Hapi i fundit ka qenë më i vështiri meqë pllaka e gurtë ishte goxha larg nga shkallët. Se çfarë ndodhi në fund, shikojeni videon.