Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 14:21

Sulmuesi legjendar i Manchester Unitedit, Eric Cantona, është zotuar se do të strehojë dhe ushqejë një familje refugjatësh se paku për dy vitet e ardhshme.

Ish-kapiteni i Djajve të Kuq ka thënë për një radio franceze se është frymëzuar nga përvoja e gjyshërve të tij dhe kështu tani do të strehojë një familje në Francë.

49-vjeçari, i cili ka lënë futbollin në moshën 30-vjeçare, ka thënë se ka përgatitur një shtëpi të vogël, një kopsht për fëmijët dhe ushqim për tërë familjen.

“Unë jam duke u organizuar me autoritetet e Marsejës. Nëse ju do t’i ofroni shtëpi dikujt dhe e dini që nuk kanë të drejtë për të punuar, ata e kanë të vështirë për t’i siguruar gjërat ushqimore. Por, unë kam menduar edhe për këtë”.

“Gjyshërit e mi nga ana e nënës ishin spanjollë dhe kanë ardhur në Francë me shumë vështirësi dhe kjo luajti një rol të madh në vendimin tim”, ka thënë Cantona.