Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 08:55

Shkencëtarët nga Dresdeni, Gjermani, ia kanë dalë të prodhojnë gomën e cila “vetëshërohet”.

Kjo gomë nuk është e nevojshme të kalojë nëpër procesin e vullkanizimit, dhe në saje të shtesës në përbërje të karbonit dhe të azotit vrima mund të “mbyllet”.

Goma, sipas shkrimit të medieve të huaja, që e transmeton Koha.net, përbëhet nga sisteme të gjata molekulash të ndërthurura mes vete. Përmes procesit të vullkanizimit goma forcohej, por mbetej elastike. Kur shpohet ose prehet, pëlcasin lidhjet kimike dhe nuk mund të rivullkanizohen.

Shkencëtarët gjermanë ia kanë dalë të modifikojnë kimikisht gomën që përdoret për pneumatikën e veturave, kështu që tash nuk ka nevojë për vullkanizim. Aditivi i tyre në bazë të karbonit dhe azotit ia bën të mundur gomës që të rivendosë lidhjet kimike të ndërprera.

Kur të shpohet ose prehet kjo gomë mund të rikthejë qëndrueshmërinë dhe elasticitetin. Gjatë eksperimentimit, kjo gomë u vetëngjit në temperaturë të dhomës. Kjo do të thotë se mjafton që goma e shpuar të hiqet dhe lihet në hapësirën e bagazhit disa ditë për t’u vetëngjizur.