Lajme Shqip Monday, 26 October 2015 11:53

Pamje të pabesueshme tregojnë momentin e nisjes së një aeroplani në ishullin Maarten të Karaibeve dhe se si atij i shpëton për fije floku kameramani.

Aeroporti Ndërkombëtar “Princesha Juliana” ka reputacion global për incidente të tilla gjatë nisjes apo aterrimit, mirëpo këto pamje nga ky kënd janë mjaft të rralla.

Kameramani i guximshëm e merr pozicionin në fund të pistës dhe pret që aeroplani ta përfundojë nisjen e tij dramatike.

“Fantastike”- shprehet kameramani, “Ia vlejti që e humba kapelën”.