Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 09:22

Një hajn i maskuar, duke mbajtur një thikë në dorë e sulmon një grua nga mbrapa me ç`rast ia shkëput çantën nga dora.

Kjo ka ndodhur në Karlsruhe, Gjermani, të mërkurën rreth orës 20.30. Një dëshmitare që del nga shtëpia aty pranë ndërhyn guximshëm duke ia zënë rrugën hajnit por nuk arrin ta ndalojë.

Ndërkaq më të suksesshëm dolën dy kosovarë, njofton policia në raportin e saj, shkruan ka-news.de, përcjell albinfo.ch. Ata i vihen plaçkitësit mbrapa me makinën e tyre.

Por pasi që shtegu i ikjes së tij i binte nëpër një rrugë të mbyllur për shkak të një aksidenti, dy ndjekësit kosovarë u detyruan të shkonin një rrugë më tutje duke u sjellë rrotull dhe duke u treguar policëve që ishin në vendin e aksidentit se nga po ikte hajni, transmeton albinfo. Këta të fundit e ndërpresin për pak inspektimin e aksidentit dhe i vihen pas hajnit duke e kapur më në fund atë.

Ndërkohë policët kanë gjetur çantën e vjedhur dhe mjetin e dhunues (thikën) të cilën hajni e kishte hedhur gjatë rrugës. Te i kapuri bëhet fjalë për një 26 vjeçar të varur nga droga, i cili ka pranuar veprën. Me urdhrin e prokurorisë së Karlrruhe-s, gjyqtari hetues ka nisur hetimet ndaj tij.