Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 10:24

Turistëve kinez, do tu jepet shërbim në një linjë të veçantë hekurudhore, për të parë malet piktoreske në Zvicër.

Vendasit dhe shumë turist, i janë ankuar operatorit hekurudhor që dërgon në malin Rigi, se turistët kinez janë të pasjellshëm, mbushin korridoret e trenit, fotografohen shumë, e madje edhe pështyjnë brenda.

Tensioni mes aziatikëve dhe vendasve, ka ardhur pasi turistët nga Kina, çdo ditë e më shumë po e vizitojnë malin që është në afërsi të Lucernit.

The Standard raporton se prej muajit shtator, do të filloj zyrtarisht linja e dedikuar vetëm për turist nga Kina.

Kompania hekurudhore është akuzuar rëndë nga mediet kineze, të cilët e kanë konsideruar këtë si diskriminim.