Lajme Shqip Sunday, 30 August 2015 09:16

Tre persona, dy prej tyre oficerë policie, janë qëlluar për vdekje gjatë një zënke në Portugali, raportojë mediat vendase.

Incidenti ndodhi në vendin e quajtur Quinta do Conde, 30 km në jug të kryeqytetit të Lisbonës.

Një 77 vjeçar thuhet se ka hapur zjarr pas një grindjeje për një qen që lehte.

Një oficer civil policie që jetonte në këtë zonë u qëllua për vdekje pasi shkoi të sqaronte dhe investigonte grindjen, shkruan BBC.

Një tjetër oficer patrulle u thirr në vendngjarje por edhe ai u qëllua me armë në kokë.

Viktima e tretë raportohet të jetë djali i oficerit civil që u përpoq të ndihmonte të atin.

Djali u plagos rëndë dhe nuk arriti t’i bënte ballë plagëve të marra në spital.

Ndërsa 77-vjeçari u përpoq edhe të vriste veten me armën e gjahut por u arrestua dhe u dërgua në spital.

Një dëshmitar tha për agjencinë portugeze të lajmeve LUSA se vrasësi e kishte kërcënuar fqinjin se do ta vriste nëse qeni i tij vazhdonte të lehte, “por ne nuk na shkoi nëpër mend se do ta bënte me të vërtetë diçka të tillë”.