Lajme Shqip Friday, 23 October 2015 08:43

Të mërkurën astronomët kumtuan se kanë zbuluar një objekt shkëmbor i cili u shpërbë në spirale vdekjeje përreth një ylli të largët. Te ky zbulim ata arritën përmes teleskopit “Kepler”.

“Kjo është diçka që njeriu ende s’e ka parë, po e nxit shkatërrimin e Sistemit Diellor”, ka deklaruar Endru Vanderburg nga Qendra për Astrofizikë në “Harward Smithsonian”, transmeton koha.net.

Informatat tregojnë objektin në orbitë nga 837 mijë kilometra nga shkurtabiqi i bardhë, që përafërsisht i përgjigjet largësisë së Tokës nga Hëna në të dy drejtimet. Vanderburg dhe ekipi i tij kanë zbuluar disa pjesë të materialit që lëviz.

Shkencëtarët besojnë se objekti në të vërtetë ka qenë planet orbita e të cilit ishte bërë jostabile. Kur ia afrohet më shumë shkurtabiqit të bardhë, planetët shpërbëhen nën ndikimin e peshë rëndë. Pjesë të planetëve tashmë janë avulluar nga ndikimi shkurtabiqit të bardhë që është larg nga Toka 570 vjet dritë.

Shumëçka nga ky zbulim përkujton filmin “Lufta e yjeve”.