Lajme Shqip Friday, 25 September 2015 12:27

Eugene Bostick, 80 vjeçar nga Teksasi i merr qentë e braktisur të cilët shpëtohen nga qytetarët dhe i argëton duke i vozitur në trenin e tij të cilin e ka krijuar enkas për ta.

Bostick kujdeset për qentë e braktisur duke iu dhënë ushqim dhe ujë, por kohët e fundit ka gjetur edhe një mënyrë se si t’i argëtojë ata.

Pasi është vërejtur nga qytetarët, Bostick është bërë menjëherë hit në rrjetet sociale, me një fotografi të tij duke i vozitur në tren qentë dhe mbishkrimin që thoshte: “Ky është njeriu më i mirë. Ai i shpëton qentë e braktisur, i ushqen ata dhe çdo mëngjes i shëtitë me trenin e tij jashtë ndërtesës. Duhet ta shpërndaj këtë!”, transmeton lajmi.net.