Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 16:55

Në Zvicër sapo kanë përfunduar punimet për ndërtimin e tunelit më të madh në botë. Punëtorët kanë hapur një tunel me rreth 100 milje në malet Alpine për të krijuar rrugën që lidh dy qytetet e Zvicrës: Erstfield dhe Bodio.

Qëllimi i ndërtimit të këtij tuneli ishte që të lehtësoj transportin për njerëzit dhe të minimizoj aksidentet dhe ndotjen e ambientit nga makinat që kalonin nëpër rrugët e Alpeve, transmeton lajmi.net.

Ja disa fakte mahnitëse rreth tunelit më të madh në botë:

Tuneli është i gjatë po aq sa ura e dukatit në San Franqisko, raporton CNN. Gjatësia e tij është rreth 100 milje

Rreth 31 milion tonelata gurë u desh të largohen për të krijuar tunelin.

Përveç që është tuneli më i gjatë në botë, tuneli “Gotthard Base” është edhe tuneli më i thellë në botë. Tuneli është rreth 1.4 kilometra nën gurë.

Telat e bakrit që u shpenzuan për këtë hotel mund të lidhnin Moskën me Madritin. Rreth 2 mijë milje tela të bakrit u deshën për ndërtimin e këtij tuneli.

Trenat që do të qarkullojnë nëpër këtë tunel mund të vizisin më shpejtësi mbi 150 milje për orë, dhe kjo falë kualitetit të tunelit.

Komplet projekti ka kushtuar rreth 9.8 bilion franga zvicerane, dhe ka qenë e sponsoruar në tërësi nga Zvicra.

Që nga viti 1999, afërsisht rreth 2000 punëtorë kanë punuar vazhdimisht, ditë e natë. Të ndërtosh tunel nën Alpa është diçka e vështirë dhe e rrezikshme.

Tetë njerëz kanë humbur jetën gjatë ndërtimit të këtij tuneli.