Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 11:54

Nga sot, operatori lider Vala, do të jetë prezentë fuqishëm në sheshin kryesor të Prishtinës, saktësisht në hyrje të sheshit Zahir Pajaziti.

Objeti i ri i Vala-s promovohet sonte në mbrëmje, ndërsa Vala ka braktisur lokalin që e mori ish drejtoresha e PTK-së Leme Xhema, në lagjen Qafa në Prishtinë.

Operatori publik Vala, është zhvendosur në sheshin kryesor të Prishtinë, në fillim të sheshit Zahir Pajaziti, duke përqafur konceptin e operatorëve lider të telefonisë në botë, si Vodafone, T-mobile etj etj. për t’iu ofruar klientëve shërbime sa më cilësore aty ku janë prezent më së shumti, transmeton portali Infokusi.com.

Lokali gjigant, prej 1 mijë metra katëror, pritet të promovohet publikisht sonte në ora 18:00, ndërsa qytetarët do të mund t’i marrin shërbimet e tyre që nga dita e nesërme.

Portali Infokusi ka mësuar po ashtu se Vala ka marrë vendim për ta mbyllur objektin e saj në lagjen Qafa, ku ishte e vendosur që nga koha, kur drejtoreshë ishte Lema Xhema, për të cilin lokal qe bërë mjaftë zhurmë. Pronari i objektit te Qafa, siç i kanë thënë Infokusit zyrëtarët e Vales, tashmë e ka marrë njoftimin se nuk do t’i vazhdohet kontrata.

Në ata kohë, kontrata e nënshkruar mes ish drejtoreshës, Leme Xhema dhe pronarit Blerim Sfirca, ishte kritikuar nga mediet për shkak se paguante një qira të lartë, mbi 20 mijë euro, përkundër se lokali nuk ishte në vend të frekuentuar dhe të përshtatshëm për të ofruar shërbime për klientët e saj.

Gjithashtu Infokusi, nga zyrtarët e Vala-ës, ka mësuar se koncepti i rregullimit të objekti është bërë modern, me hapsira të mëdha për shërbime cilësore. Do të ndiqet modeli i Vodafone, Tmobile etj etj, ku veç shërbimeve do të ketë edhe produkte të reja të teknologjisë së fundit.

Bëhet fjalë për telefona të markave të ndryshme, të cilët do të shiten me oferta të Vala-ës me kontratë, sikurse në të gjitha vendet perendimore.

Poashtu ky objekt, i ka dhënë një pamje të re sheshit të kryeqytetit, pasi objekti deri më tani ka qenë i palyer dhe i parregulluar, duke i dhënë pamje të shëmtuar kësaj pjese.