Lajme Shqip Monday, 31 August 2015 12:56

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me situatën në arsim, duke thënë se edhe ky vit i ri shkollor po fillon pa kontrata individuale, kolektive të mësimdhënësve, pa sigurimin e 70 përqindëshit të udhëtimit për mësimdhënësit, si dhe pa tri paga e para të pensionistëve

Ai ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, një takim në të cilin do të ketë dialog lidhur me kërkesat e tyre. Sipas tij, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë SBASHK do të marrë masa të shtrënguara, duke mos përjashtuar edhe greva.

Jasharaj ka kërkuar nga ministri i Punës, Arban Abrashi, që të definohet çështja e mësimdhënësve të viteve 90 dhe 99.