Lajme Shqip Thursday, 24 September 2015 15:33

Manipulimi i kompanisë së prodhimit të automjeteve Volkswagen ka ndodhur edhe ne Evropë, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konfirmimi vjen nga ministri gjerman i Transporteve Alexander Dobrindt i cili shprehet:

 “Jemi informuar se edhe në Evropë, automjetet me motorë dizel 1.6 dhe 2 kubikë, janë prekur nga manipulimet e kompanisë ,  tha ai në një konferencë shtypi, duke shtuar se nuk ka një shifër  se sa automjete janë prekur në Evropë. Ministri  tha gjithashtu se testet e radhës do të kryen nga kompani të tjera dhe jo nga Volkswagen.

I pyetur nga gazetarët , bazuar në revistën Autobild, nëse nga ky skandal është prekur edhe MBË x3 xdrive, Dobrindt tha se nuk ka indormacion dhe se nuk mund të spekulojë pa kryer kontrolle të mirëfillta. Aksionet e  BMË pësuan ulje në bursën e Frankfurtit menjëherë pas lajmit të publikuar nga revista. Ndërkohë një ditë më parë kreu ekzekutiv i Volkswagen dha  dorëheqjen duke marrë kështu përgjegjësi për skandalin e fshehjes së ndotjes atmosferike . Gjiganti gjerman i prodhimit të automjeteve pritet t’i paguajë plot 18 miliardë dollarë Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit, pasi makinat  e hedhura në treg nuk janë në përputhje me ligjin amerikan.  Në fjalën e tij, Martin Vinterkom u shpreh se akti i tij do t’i japë një fillim të ri Volksvagenit pas 8 viteve në krye të kompanisë. Pasardhës të tij të favorizuar shihen kreu i Porsche Matias Myeller dhe  shefi i Audit Rupert Stadler./oranews