Lajme Shqip Thursday, 23 July 2015 14:52

Në njoftimin për media, Aeroporti i Prishtinës ka bërë të ditur se Kompania Limak ka fituar tenderin për ndërtimin e një aeroporti në Rostov të Rusisë. Sipas komunikatës, Kompania Limak është duke shqyrtuar mundësinë që të angazhojë inxhinierë dhe arkitektë pët të punuar atje.

Më poshtë mund të lexoni të plotë komunikatën.

Mundësi të reja për kosovarët

Sukseset e kompanisë Limak që menaxhon dhe operon me ANP ’Adem Jashari’ nuk kanë të ndalur. Kompania Limak fiton tenderin prej 210 milion euro për ndërtimin e aeroportit Rostov në Rusi me një sipërfaqe të terminalit prej 55,000m^2, ndërtesa administrative dhe zyre 18,000m^2 si dhe depo dhe Cargo prej 19,000m^2.

Me fitimin e këtij projekti kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e punësimit të kosovarëve ( inxhinierë dhe arktiektë) të cilët kanë punuar në Grupin Limak në Kosovë që të jenë pjesë e projektit të ndërtimit të këtij aeroporti.

Poashtu, përshkak të një bashkëpunimi të mirë me kompani nënkontraktuese kosovare në ndërtimin e ANP ‘Adem Jashari’ kompania Limak është duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me kompani nënkontraktuese kosovare edhe në ndërtimin e aeroportit me të madh në botë Istanbul Grand Airport në Turqi, i cili do të perfundojë në vitin 2018.

Gjatë periudhës së fundit disa arkitektë dhe inxhinierë kosovarë janë të angazhuar në projektin e Kajro-s si pjesë e grupit Limak të cilët janë duke ndërtuar aeroportin e Kajro-s.