Lajme Shqip Wednesday, 23 September 2015 18:26

Martin Winterkorn ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Grupit Volkswagen

Winterkorn ka dhënë njoftimin pas publikimit të skandalit me veturat e kompanisë në Amerikë.

Ai ka thënë se është i shokuar me ngjarjet e fundit dhe ka marrë përgjegjësinë për të gjitha problemet e shkaktuara nga grupi i tij.

“Si president pranoj përgjegjësitë për parregullsitë e gjetura në modelet dizel dhe për këtë kam vendosur të dorëzoj kërkesën për largim nga funksioni si shef i Grupit Volkswagen. Po e bëj këtë në interes të kompanisë edhe pse nuk jam në dijeni të gabimeve në punën time”, ka thënë ai, raporton “The Guardian”.

“Volkswagenti i duhet freski. Me dorëheqjen time po e hapi rrugën për rifreskim”, ka shtuar ai.