Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Portali LajmeShqip.com, në vazhdën e publikimit të dokumentit konfidencial të NATO-s për biografitë dhe të bëmat e krerëve serbë në veri të Kosovës, publikon fragmentin që flet për “nacionalistin e moderuar”, Sllavisha Ristiq. Ai, ndonëse më bashkëpunues me ndërkombëtarët, megjithatë nuk kishte hezituar në vitin 2001, që t’i ftojë serbët e Kosovës në një luftë të re.

Sllavisha Ristiq (1960), është përfaqësues i Partisë Demoktratike të Serbisë dhe i ashtuquajtur kryetar i Komunës së Zubin Potokut, njëherit përfaqësues i Këshillit Nacional Serb në këtë komunë. Me profesion ekonomist, në pranverën e vitit 2001 ai u emërua kryetar i Nënkomitetit për kthimin e refugjatëve serbë në Kosovë.

Dokumenti i NATO-s e pasqyron atë si një militant të “kauzës serbe”, por me “tone më të moderuara”. Ristiq, pas luftës në Kosovë kishte kërkuar me ngulm nga bashkësia ndërkombëtare, siç ka thënë ai, “kthimin e të zhvendosurve serbë në Kosovë, ashtu siç i kanë kthyer edhe shqiptarët”.

Karakter i qetë dhe me vetëkontroll, Ristiq përshkruhet në dokument si person që vazhdimisht tenton t’i ikë temës qendrore, gjatë bisedave. Ai ka një papajtueshmëri të plotë me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë dhe i akuzon ata se nuk e kanë zgjidhur drejtë çështjen e Millosheviqit.

Megjithatë, politikisht, thuhet në dokument, Sllavisha Ristiq, është në kundërshtim të vazhdueshëm me përfaqësuesin e SPS-it në Zubin Potok, Zoran Vuloviq.

Çështjet e veriut të Kosovës, Ristiq i ka diskutuar me Beogradin, ashtu si dhe të gjithë drejtuesit tjerë politikë të serbëve të veriut. Ai, në janar të vitit 2001, ka biseduar në Beograd, me Presidentin Koshtunica, që është nga partia tij, për temën e Kombinatit “Trepça” dhe kthimin e serbëve në veri të Kosovës. Bashkë me Sllavisha Ristiqin, në takim kanë qenë edhe Marko Jakshiq dhe Vuko Antonijeviq, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Ndëkohë, në zhvillimet e e shkurtit të vitit 2001, dokumenti i NATO-s e përshkruan Ristiqin si jobashkëpunues me ndërkombëtarët dhe si një person të rrezikshëm, port ë mbuluar. Ai kishte refuzuar një marrëveshje me KFOR-in.

Në qershor të vitit 2001, Sllavisha Ristiq citohet në dokument për aktivitete të shumta destabilizuese në veri të Kosovës. Ai ka organizuar një tubim të madh të serbëve në veri, kundër aplikimit të taksave të UNMIK-ut për serbët. Në tubimin nxitës të trazirave, bashkë me Sllavisha Ristiqin ishin edhe zyrtarë të tjerë serbë, si Nedelkoviqi, Miljentijeviqi, Obradoviqi, Boshoviqi dhe i ashtuquajturi kryetar i Komitetit të Krizës, Nebojsha Miniq.

Ai i ka ftuar serbët që në asnjë formë të mos i paguajnë taksa UNMIK-ut dhe është deklaruar haptas edhe kundër PSSP-së, shefit të atëherëshëm të UNMIK-it.

Nëse kjo rezistencë është e pamjaftueshme me protesta, atëherë këtë do ta bëjmë edhe me një luftë të re në Kosovë, kishte deklaruar Sllavisha Ristiq, citohet në dokumentin konfidencial të NATO-s për krerët e krimit serb në veri të Kosovës. (LajmeShqip.com)