Lajme Shqip Saturday, 19 January 2013 10:58

Anëtarët e xhandarmërisë serbe arritën në Preshevë dhe janë stacionuar në afërsi të monumentit që u ngrit për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Në bazën e xhandarmërisë afër Bujanocit mbërritën pesë autobusë të ngarkuar me policë. Një natë më parë në këtë bazë ka ardhur edhe një kontingjent i xhandarmërisë.

Gjithçka është absolutisht në gatishmëri, që të zbatohet “vendimi i shtetit të Serbisë”, përkatësisht kërcënimi i kryeministrit serb, Ivica Dacic, për ta hequr këtë lapidar.

Megjithatë, skenari i veprimit është duke u mbajtur në fshehtësi të plotë, kështu që vetëm udhëheqja e lartë shtetërore serbe e di se kur dhe si do të marrë përsipër këtë operacion, transmeton telegrafi.

Dirë më parë në rrugët e Preshevës është vërejtur prani më e vogël e policisë se ditët më parë, ndërsa fjala kryesisht për policë të komunikacionit.(LajmeShqip.com)