Lajme Shqip Friday, 28 August 2015 13:25

Venezuela dhe Kolumbia kanë tërhequr ambasadorët e tyre në shtetet respektive, pas një krize diplomatike që shpërtheu pasi Venezuela mbylli dy pika kufitare dhe dëboi mijëra kolumbianë.

Presidenti venezuelas, Nicolas Maduro vendosi që të mbyll pikat kufitare javën e kaluar, pas një përleshje mes kontrabandistëve dhe forcave të armatosura, ku mbetën të plagosur tre ushtarë.

Ai tha se po mbyllte kufirin për një periudhë të pacaktuar, si dhe po dëbonte kolumbianët për të “goditur” bandat.

Nga ana tjetër, Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos tha se dëshiron që kjo të zgjidhet me diplomaci, por nuk mund të lejojë që Venezuela të sillet në këtë mënyrë me kolumbianët.

Sipas tij, familjet që janë dëbuar nga Kolumbia janë nxjerrë në rrugë sikur të ishin kafshë. Santos po akuzon kreun venezuelas se po krijon konflikte të panevojshme vetëm për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme që lidhen me ekonominë.

Rreth 1100 kolumbianë që jetojnë në Venezuelë janë dëbuar që nga mbyllja e kufirit, por Santos deklaroi se edhe 5000 të tjerë janë larguar vullnetarisht.