Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 10:26

Kajro – Bilanc lufte civile konsiderohet numri i të vrarëve në Egjipt nga protestat e djeshme në Kajro pasi forcat e sigurisë kanë shpërndarë kampet e protestuesve të ngritura nga mbështetësit e presidentit të rrëzuar, Muhammad Morsi.
Vëllazëria Myslimane numëron mbi 4 500 të vrarë, ndërsa autoritetet thonë se bëhet fjalë për 278 të vrarë, 43 prej të cilëve agjentë dhe ushtarakë.

Dëshmitarët dhe gazetarët njoftojnë se trupat e të vrarëve janë dërguar në mjedise të shndërruara në morg të përkohëshme dhe në spitale fushore. Islamistët organizuan protesta edhe në Aleksandri, Minia, Asiut dhe Suez ndërkohë që revoltimi po përhapet.

Egjipti shpalli dje gjendjen e emergjencës pas vrasjes së qindra personave të cilët mbeten të vdekur kur forcat e sigurisë sulmuan dy kampe proteste në Kajro. Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar nga pushteti Morsi dhe Vëllazëria Myslimane prej disa javësh vazhdojnë protestat në rrugët e qytteti.
Policia ka arrestuar anëtaret kryesorë të Vëllazerisë Myslimane dhe ka marrë kontrollin e kampeve, por Vëllazëria Myslimane mësohet se ka sulmuar 22 kisha.

Gjendja e emergjencës në mbare vendin dhe e shtetrrethimit në Kajro do të zgjasë për një muaj.

Zëvëndës presidenti i përkohshëm Muhammed ElBaradei ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëspresidentit të qeverisë së përkohshme. Dhuna është dënuar fuqishëm nga fuqitë rajonale, si dhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ministri i Brendshëm Mohamed Ibrahim thotë se policia përdori masa minimale force kundër kampeve të protestuesve, duke shfrytëzuar vetëm gazin lotsjellës. Ai fajëson Vëllazërinë Myslimane për atë që e cilësoi si status kaosi në të gjithë vendin. Ai akuzoi anëtarët e kësaj organizate se kishte qëlluar në drejtim të policisë, kishte sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kishte djegur kisha. Operacioni ka lënë zonat të mbushura me mbeturina, gjak dhe organe.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet e tjera: Aleksandri, Minya, Asiut, Fajoum, Suez e gjetkë, shkruan Ballkanweb. 

Mbështetësit e Vëllazërisë Myslimane janë zotuar se do të vazhdojnë fushatën e tyre për rikthimin e Morsit, i cili është përmbysur nga ushtria më 3 korrik.

Por, ministri i Brendshëm, Muhammad Ibrahim, ka thënë se autoritetet nuk do të lejojnë më formimin e kampeve protestuese.