Lajme Shqip Tuesday, 29 January 2013 14:36

Beograd – Borislav Miloshević, vëllai i ish – kryetarit e diktatorit serb, Slobodan Miloshqeviq, ka vdekur mbrëmë në Dedinje, Beograd.

Lajmin e ka kumtuar Instituti i vendeve të  shteteve të pavarura në Moskë, njoftojnë mediet serbe.

“Mbrëmë, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë në Beograd ka vdekur Borislav Miloshqeviq”, thotë kumtesa e Institutit.

Milosheviq para disa muajsh në gjendje kritike nga Mali i Zi ishte transferuar në Beograd në Institutin për sëmundje kardiovaskulare “Dedinje”.

Është e njohur mbështetja që i bëri ai të vëllait gjatë muajve që forcat e NATO-s bombardonin caqet strategjike të Jugosllavisë së atëhershme, e edhe pas luftës – familjes së Sllobës.

Mediet më parë kishin spekuluar se Borislav Milosheviq kishte pasur lidhje biznesi me  zëvendëskryeministrin aktual të Kosovës, Begjet Pacolli, në Moskë.(LajmeShqip.com)