Lajme Shqip Tuesday, 29 September 2015 14:55

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tashkent të Uzbekistanit tha se sulmues të paidentifikuar i kanë “hedhur dy pajisje të improvizuara zjarrvënëse në terrenet e ambasadës”.

Në një mesazh të sigurisë për shtetasit amerikanë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se njëra prej këtyre pajisjeve ka eksploduar, por askush nuk është lënduar nga ky sulm, i cili ndodhi dje herët në mëngjes.

Për shkak të këtij incidenti, siguria në ambasadë është shtuar, por “tashmë nuk është mbyllur dhe është e hapur për punë”.

“Në këtë kohë nuk ka kërcënim specifik kundër amerikanëve ose kundër interesave amerikane”, ka kumtuar Ambasada amerikane në Tashkent.

Për këtë incident po zhvillohen hetime.