Lajme Shqip Wednesday, 30 January 2013 14:21

Athine – Autoritetet doganore greke u hapin sërish probleme emigrantëve shqiptarë për toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre.

Pas bllokimeve të përsëritura në pikat e kalimit kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, tashmë shqiptarët po “dëbohen” edhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Athinës “Elefterios Venizelos”.

Rreth 14 gra dhe fëmijë shqiptarë, emigrantë në Greqi janë ndaluar të hyjnë në Athinë për shkak të toponimit në gjuhën shqipe në pasaportat e tyre. Pas disa ore bllokim në aeroport, autoritetet greke u këshilluan emigrantëve të rikthehen në Shqipëri dhe të rregullojnë pasaportat. Emigrantët janë rikthyer rreth orës 11:15 me një avion të linjës Athinë-Tiranë dhe po merren në pyetje nga autoritetet shqiptare.

Disa ditë më parë, Greqia u duke se u tërhoq nga urdhri për toponimet, por e ka rikthyer sërish pa asnjë paralajmërim.(LajmeShqip.com)