Lajme Shqip Sunday, 20 September 2015 21:21

Partia e ish kryeministrit Alexis Tsipras, Syriza, duket se është fituesja e zgjedhjeve të sotme parlamentare në Greqi. Rezultatet e para u japin radikaleve të majtë 32-36% të votave. Pas tyre renditet Demokracia e Re me 28-32% dhe në vend të tretë neonazistët e Agimit të Artë me 6-8% të votave.

Rezultatet preliminare në Greqi, tregojnë se partia e ish kryeministrit Alexis Tsipras, Syriza, është fituese e zgjedhjeve parlamentare.

Qeveria e re në Greqi, ka për detyrë të kryejë rikapitalizimin e bankave të vendit në mënyrë që të shmanget një kolaps i sistemit financiar. Të dy partitë pretendete për fituese të zgjedhjeve, kanë thënë se do të angazhohen për këta hapa por ato kanë dallime në përmasat e reformave që duhet të kryhen kundrejt këtyre hapave.